Ambasada amerikane: Grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri! Kujdes në zona turistike, qendra tregtare, hotele e lokale

Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundeshme të grupeve të lidhura me regjimin e Teheranit.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të lidhura

None found


Shtuar 1.04.2026 19:28