Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit në Fushë-Arrëz/ Arrestohet punonjësi, arratisen 2 organizatorët, ja çfarë u sekuestrua

Ditën e sotme (26 mars), një lokal ku zhvilloheshin lojëra të paligjshme të fatit u zbulua dhe godit nga Policia e Shkodrës, ndërsa në pranga ra një punonjës i subjektit dhe në kërkim u shpallën 2 organizatorët.

Aksioni u kodua “Gaminator” dhe u zhvillua në Fushë Arrëz, një lokal ku zhvillohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Të lidhura

None found

U sekuestruan 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë.

“U arrestua në flagrancë shtetasi P. P., 30-vjeç, banues në Fushë-Arrëz, punonjës i lokalit. U shpallën në kërkim shtetasit I. T., 30-vjeç dhe G. P., 39-vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftim.