Irani vendos kushte, ja çfarë kërkon për t’u rikthyer në bisedimet e armëpushimit me SHBA-në

Irani ka vendosur kushte të rrepta për t’u rikthyer në bisedimet për armëpushim me Shtetet e Bashkuara, në kuadër të tensioneve të vazhdueshme me administratën e presidentit Donald Trump.

Sipas burimeve, raportojnë mediat ndërkombëtare, Teherani kërkon një sërë lëshimesh të konsiderueshme, duke përfshirë:

-Mbylljen e të gjitha bazave ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit

-Pagesën e dëmshpërblimeve për sulmet ndaj Iranit

-Vendosjen e një regjimi të ri në Ngushticën e Hormuzit, që do t’i lejonte Iranit të vendoste tarifa kalimi

-Garanci se konflikti nuk do të rifillojë në të ardhmen

-Ndërprerjen e sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut

-Heqjen e plotë të sanksioneve ndërkombëtare

-Të drejtën për të ruajtur programin e tij raketor pa kufizime

Një zyrtar amerikan i ka cilësuar këto kërkesa si jorealiste, ndërsa burime nga vendet arabe dhe Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se ato e bëjnë edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.


Shtuar 25.03.2026 08:21