Të shtëna me a*më në Prishtinë, plagoset hetuesi i Inspektoratit Policor

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Prishtinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë. Nga të shtënat u plagos një person.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës, IPK. Ngjarja dyshohet se nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të autorit të dyshuar i cili është identifikuar.


Shtuar 23.03.2026 23:12