Polonia ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve për përballjen ndaj Shqipërisë në muajin mars.
Trajneri Jan Urban ka përzgjedhur 25 futbollistë, ku në krye të listës qëndron lideri i skuadrës, Robert Lewandowski.
Në listë figuron edhe Nicola Zalewski, megjithatë ai nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën ndaj Shqipërisë për shkak të pezullimit nga kartonët.
Në kampin polak duket se fokusi është jo vetëm te gjysmëfinalja, por edhe te finalja e mundshme e “play-off”-it të Botërorit, duke llogaritur kalimin përballë Shqipërisë.
Ndër risitë më të spikatura është ftesa për Oskar Piatkowski, vetëm 17 vjeç, i cili konsiderohet një nga lojtarët më premtues dhe shumë i pëlqyer nga tifozët. Futbollisti që aktivizohet me Porton ende nuk ka debutuar me ekipin e parë, por gjithsesi ka marrë besimin e stafit teknik.
Ndeshja Poloni–Shqipëri, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit, do të zhvillohet më 26 mars, duke në orën 20:45 dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

