Pasi bëri aksident grushtoi edhe policin, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Policia ka vënë në pranga një të ri shqiptar i cili pas një aksident të katërfishtë ka ushtruar dhunë policisë.

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident të katërfishtë dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj një oficeri policie.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar, kur i riu po udhëtonte në gjendje të dehur me mjetin e tij të llojit “Volvo”.

Shqiptarit iu bë shenjë nga efektivët që të ndalonte, por ai tentoi të arratisej dhe u përplas me tre mjete të tjera, mes tyre dhe një taksi. Në këtë rast, 19-vjeçari ishte i detyruar të ndalonte dhe pranë tij mbërriti policia, por shqiptari ‘rebel’ nuk pranonte të dilte jashtë mjetit.

Shqiptari u përpoq të kundërshtonte duke goditur dhe me grushte efektivët e policisë, por pas ardhjes së përforcimeve ai u vu në pranga, pas më shumë se gjysmë ore aksion. Fillimisht i riu u dërgua në spital, dhe pas ekzaminimeve iu drejtua qelisë.

 


Shtuar 22.03.2021 17:10