Vranësira të dendura, kthjellime dhe reshje shiu/ Njihuni me parashikimin e motit 9 Mars 2026

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime, në zonën e Veriut.

Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit, deri në orët e mesditës në zonën e Jugut dhe qendër.

Në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore.

Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet, lugina dhe male pritet të arrijë deri 14m/s.


Shtuar 9.03.2026 07:18