Në përfundim të procesit të numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës, fitues u shpall kandidati Adrian Gashi me 586 vota. Kandidati tjetër, Erion Luka mori 268 vota.
Dega e PD-së në Durrës hyri në zgjedhje të shpejta pas dorëheqjes, pak javë më parë, të kryetarit të mëparshëm, urbanistit Ardian Muka.
Sot, demokratët u thirrën në votim, proces që nisi në orën 08:00 të kësaj të shtune në selinë e degës së PD në Durrës.
Gashi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e oficerit të policisë gjyqësore në Durrës dhe është pedagog në Universitetin e Durrësit.
