Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Kjo fundjavë në Shqipëri pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm dhe temperatura të buta pranverore. Ditën e shtunë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa temperaturat minimale pritet të zbresin në rreth 3–7°C. Gjatë mesditës dhe pasdites temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 20–22°C në zonat e ulëta të vendit, ndërsa në zonat malore do të mbeten më të freskëta.

Edhe dita e diel pritet të sjellë kushte të ngjashme atmosferike, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat do të luhaten nga rreth 9°C në mëngjes deri në 18–22°C gjatë ditës. Në zonat malore temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 10–12°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë vijës bregdetare mund të ketë herë pas here forcim të saj, duke krijuar dallgëzim të lehtë në det.


Shtuar 6.03.2026 19:28

Tags: ,