Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli: Kemi shkatërruar të paktën 300 raketa balistike në Iran

Ushtria izraelite informoi sot (5 mars) se ka neutralizuar 300 lëshues raketash balistike iraniane gjatë luftës së nisur të shtunën.

Konkretisht, në përditësimin e saj të fundit mbi operacionet ushtarake, IDF raportoi se forcat ajrore të vendit kanë goditur dhe çaktivizuar më shumë se 300 lëshues raketash balistike në Iran.

Sipas të njëjtës deklaratë, “bastisjet u përqendruan kryesisht në raketat e vendosura në pjesën perëndimore të Iranit, me qëllim kufizimin e aftësisë së Teheranit për të lëshuar raketa drejt territorit izraelit”.

Po kështu, sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Irna”, edhe numri i viktimave është i lartë, mbi 1200, që nga nisja e konfliktit.

Mes viktimave ishte edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei, disa familjarë të tij dhe zinxhiri komandues i ushtrisë dhe Gardës Revolucionare.


Shtuar 5.03.2026 16:32