Kukësi përfshihet nga moti i keq, stuhi me shi dhe breshër

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me breshër kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit.

Stuhia ka përfshirë të gjithë qytetin, duke përmbytur disa rrugë si pasojë e sasisë së madhe të ujit dhe breshërit, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, probleme janë shfaqur edhe në aksin rrugor Kukës–Prizren, ku për shkak të mungesës së kanalizimeve anësore ka pasur dalje të ujërave në rrugë.

Po ashtu, në kilometrin e tretë të këtij segmenti është regjistruar edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar njërin kah të lëvizjes dhe duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.


Shtuar 5.03.2026 16:34