Gjatë një takimi me qytetarët në Durrës, në kuadër të turit të tij të “Foltores”, ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi ashpër gjendjen e rrugëve në vend, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie.
“I keni parë rrugës, si kurrë ndonjëherë, të gjitha rrugët e ndërtuara gjatë këtyre viteve u shembën. U shembën si me qenë ndërtuar me karton. Keni dëgjuar të vihet njeri para ligjit. Askush! Sepse ata që kanë ndërtuar ato rrugë, i kanë ndarë lekët me qeveritarët”, tha Berisha, ndërsa u ndal te aksi Librazhd-Prenjas, i cili bllokoi juglindjen e vendit për të paktën 10 ditë.
“Rrugët shemben dhe askush nuk mban përgjegjësi, thonë i shembi natyra”, tha ai, ndërsa shtroi se janë shembur ura dhe tuneli, por këtë të fundit e kanë fshehur.
Berisha shtoi se qeveria, sipas tij, është një lloj përzierje mafie shtetërore me mafiozë të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat, trupin tonë që largojnë çdo ditë shqiptarët, i varfërojnë çdo ditë.
Berisha: I keni parë rrugës, si kurrë ndonjëherë, të gjitha rrugët e ndërtuara gjatë këtyre viteve u shembën. U shembën si me qenë ndërtuar me karton. Keni dëgjuar të vihet njeri para ligjit. Askush! Sepse ata që kanë ndërtuar ato rrugë, i kanë ndarë lekët me qeveritarët.
Rrugët shemben dhe askush nuk mban përgjegjësi, thonë i shembi natyra. Dhanë leje për të gërryer shtratin e Shkumbinit dhe për të hedhur në lum një rrugë që është të paktën 70-vjeçare, e gërryen lumin, janë shembur rrugët dhe ura. Është shemb dhe tuneli, po e fshehën tunelin. Asnjë përgjegjësi.
E them për të kuptuar ju se çfarë armiku kemi përballe, sa të rrezikshëm, sa të lig, sa të pamëshirë. Një lloj përzierje mafie shtetërore me mafiozë të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat, trupin tonë që largojnë çdo ditë shqiptarët, i varfërojnë çdo ditë. Sillen si pushtuesit më të këqij që mund të ketë njohur Shqipëria.
