Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të opozitës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada Gjermane mbështet qëndrimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Më tej thekson se, e drejta për protestë dhe demonstrim nuk justifikon dhunën kundër njerëve apo pronës. Në fund, Ambasada Gjermane nënvizon se udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi për një bashkëjetesë paqësore në demokraci.
Të lidhura
None found
Reagimi i Ambasadës gjermane:
“Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit. Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.”, shkruan Ambasada.
