Belinda Balluku nuk do jetë më zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar.
Pas kërkesave të SPAK, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, presionit ndërkombëtar dhe atij politik në vend, Rama vendosi të largojë Ballukun nga postet qeveritare. Vendin e saj si zv.kryeministre do e mbajë Albana Koçiu.
Sakaq, këtë të fundit në postin e ministres së Brendshme do e zëvendësojë Besfort Lamallari.
Ndërkohë, në krye të Ministrisë së Energjitikës vendoset Enea Karakaçi.
Në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme largohet Elisa Spiropali dhe vendoset Ferit Hoxha, ndërsa Erjona Ismaili merr detyrën e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të spostohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu dhe Piro Vengu është larguar nga detyra dhe postin e tij do e marrë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes Ermal Nufi.
Ndryshimet në qeveri:
Zv.kryeministre, Albana Koçiu
Ministër I Brendshëm, Besfort Lamallari
Ministër Drejtësie, Tono Gogu
Ministër Energjitke, Enea Karakaçi
Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili
Ministër I Jashtëm, Ferit Hoxha

