Këngëtari i njohur i muzikës rap, Snoop Dogg, i çuditi të gjithë vitin e kaluar kur bëri të ditur se ishte bërë aksioner i klubit të Suonsi në Championship.
Ai i ishte bashkuar një emri tjetër shumë të njohur, siç është kroati Luka Modriç, duke blerë aksione të skuadrës e cila kërkon të ngjitet përsëri në Premier Ligë.
Sot, ai ka vendosur të shkojë për herë të parë në stadium për të ndjekur ekipin në ndeshjen ndaj Preston dhe ashtu siç pritej, tribunat kanë qenë të mbushura. Për më tepër, klubi kishte organizuar edhe shitjen e disa peshqirëve të vegjël me stemën e Suonsi dhe Snoop Dogg, me tifozët që i valëvitën ndërsa ai bënte xhiron e pistës.
