Vëllai gardist vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj prek me urimin e ditëlindjes: Shpirti i motrës, festo me engjëjt dielli im

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka ndarë sot një urim prekës në ditën e lindjes së vëllait të saj, gardistit Henri Haxhiraj, i cili një vit e gjysmë më parë qëlloi veten me armën e shërbimit dhe ndërroi jetë në spital.

“Gëzuar ditëlindjen, shpirti i motrës. Malli për ty s’ka fund, por sot më mungon edhe më shumë. Festo me engjëjt dielli im”, shkruan këngëtarja Sheila Haxhiraj.

Urimi shoqërohet me disa pamje shumë të hershme, kur të dy ishin fëmijë dhe familja e lumtur festonte një ditëlindje të Henrit. Ai shihet duke mbajtur në duar tortën dhe u fryn qirinjve të ndezur, i rrethuar nga dashuria e nënës, babait dhe motrës.

Mesditën e 15 Tetorit 2024, punonjësi i Gardës së Shqipërisë qëlloi vetën me plumb në kokë. Henri Haxhiraj u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku pas disa orë luftë me vdekjen ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Ngjarja ndodhi në zonën e Qytetit Studenti ku banonte familja, por shkaku nuk u raportua asnjëherë.

Nën zë, u tha se 37 vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që dy vite para të kryente vetëvrasje ishte ndaluar nga Policia si i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.


Shtuar 23.02.2026 20:04