Ronaldinjo dhe Marcelo, “rrëmbyen” vëmendjen në “El Clasico”-n e legjendave të Barcelonës dhe Real Madridit.
Dy brazilianët u përballën, simuluan një përleshje dhe për disa sekonda, i gjithë stadiumi e besoi, por gjithçka ishte thjesht teatër.
Papritmas shpërthyen të qeshura dhe të dy legjendat u përqafuan në ndeshjen e zhvilluar në Los Angeles.
Ky moment është bërë viral në rrjet tashmë, ndërsa ndeshja u mbyll në barazimin 1-1.
All love between Brazilian legends Ronaldinho and Marcelo after a little tussle 😂🇧🇷❤️ pic.twitter.com/58SyVi7Mq8
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) February 22, 2026
