Kryeministri Rama niset drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, është nisur drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald J.Trump, për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të këtij Bordi, ku Shqipëria do të jetë shtet themelues.

Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Kryeministri Rama, u shpreh se; “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”.

Bordi i Paqes i iniciuar nga Presidenti i SHBA-ve Trump, synon forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrjes së një qasje të re të guximshme për zgjidhjen e Konfliktit Global.


Shtuar 18.02.2026 12:35