Në “arrest shtëpie” pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj, ja kush e zëvendëson

Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI). Mësohet se në vend të saj, është emëror Igli Tafa, raporton News24.

Karçanaj, ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, masë e kërkuar nga SPAK.

Në krye të AKSHI-t është emëruar Igli Tafa, që drejtonte Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Kujtojmë se Karçanaj është nën akuzë nga SPAK, për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.

Që prej arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.


Shtuar 13.02.2026 13:21