Dy transferta të largëta dhe vendi i fundit në FIFA, Kombëtarja vendoset në Grupin C1 dhe njihet me rivalët në Ligën e Kombeve

Shqipëria është njohur me kundërshtarët në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë vendosen në Grupin C1 dhe peshkuan Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Dy transferta janë të largëta. Pikërisht Finlanda dhe Bjellorusia. San Marino ndërkohë është kundërshtari më i lehtë i mundshëm.

Shqipëria mban vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s. Finlanda pozicionohet si vend i 75-të, Bjellorusia 98-të dhe San Marino në vend të fundit(210).


Shtuar 12.02.2026 18:48