Punonjësja e pastrimit tenton t’i japë fund jetës/ Firma ‘Viola Green’ e pushoi nga puna se kërkoi pagat e prapambetura, denoncon Maliqi: SPAK të hetojë kryebashkiakun

Momente dramatike në zonën e puseve të naftës në Kuçovë. Një punonjëse e pastrimit të qytetit, Elona Bregu, 40 vjeçe, e pushuar edhe nga puna, ka hipur në mënyrë demonstrative në majë të kullës së oksigjenit tek ish-Uzina e Kuçovës, duke tentuar të hidhet e t’i japë fund jetës.

Shkak është bërë vonesa e pagave me 2 muaj nga kompania ku është punësuar, por edhe vala e shkarkimeve.

“Nuk ja ka dhënë rrogën, e ka pushuar nga puna. Tre veta, të tre ne. Ka hequr edhe të tjerë, para katër muajsh janë hequr edhe 4 të tjerë. Na kanë hequr nga puna pse kemi vajtur në Bashki. Ne as kemi sharë dhe as ofenduar atje”, tregojnë dy nga punonjëset, gjithashtu të pushuara nga puna.

 

 

Ka qenë ish-deputeti opozitar, Lefter Maliqi, ai që ndau në rrjetin social Facebook pamjet kur në shtyllë dallohet një grua dhe prezentë është policia vendore. Ai denoncon edhe pushimin nga puna të punonjëseve sepse kërkojnë pagat e vonuara.

“E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 miliardë e 700 milionë “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre”, shprehet ai mes të tjerash.

Ai bën përgjegjës për situatën kryebashkiakun socialist Kreshnik Hajdari dhe kompaninë që ka fituar tenderin e pastrimit me vlerë 1,7 mld lekë, “Viola Green”. Ai i akuzon edhe për korrupsion, teksa shprehet se i ka denoncuar edhe në SPAK të dy subjektet.

Reagimi i Lefter Maliqit:

“E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si gërmadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar!”.

 


Shtuar 12.02.2026 14:26