Forumi i Sigurisë në SHBA, Mediu: Qendrimi i DASH për korrupsionin dhe krimin e organizuar, i pandryshuar! Çfarë u fol në takimin me kongresmenët

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka organizuar në Uashington Forumin e Sigurisë në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë.

Në një lidhje skype në News24, Mediu u shpreh se në Forum janë adresuar problematika të ndryshme sa i përket vendit tonë, ku vlerësoi se një pikë kyçe është vlerësimi i
pasojave që ato sjellin në rajon.

Sipas kreut të PR, Investimi për mbrojtjen është domosdoshmëri në situatën gjeopolitike dhe kërcënimet me të cilat përballet sot bota dhe Aleanca.

“Investimi për mbrojtjes nuk është vetëm çështje prokurimi. Pika e parë është domosdoshmëria e funksionimit të NATO-s në partneritet. Investimi për mbrojtjen është domosdoshmëri në situatën gjeopolitike dhe kërcënimet e sotme”, tha ai.

Mediu shtoi gjithashtu se janë bërë disa takime të rëndësishme në nivele të larta gjatë Forumit.

“Kisha një takim të mbyllur me folësit kryesor dhe kongresmenët. Kongresi Amerikan në mënyrë të qartë është në mbështetje të aleancës ë NATO-s me një angazhim me SHBA dhe këtë e shohin si gjënë më të rëndësishme për sigurinë e BE apo SHBA por edhe sigurisë globale.
Kemi zhvilluar dy takime shumë të rëndësishme si opozitë, me presidentin e Institutit Republikan Amerikan dhe presidentin e Institutit Demokratik Amerikan.
Kemi kërkuar angazhim për çështje të rëndësishme si Reforma Zgjedhore apo ajo Territoriale.
Janë vlerësime inkurajuese për opozitën shqiptare, kemi adresuar problemin e korrupsionit, trafiqeve, zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri. Qendrimi i DASH ishte i pa ndryshuar në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar duke u ndalur në raste konkrete. Kapitalizimi i kësaj marrëdhënie nga ana e opozitës është diçka shumë e rëndësishme sipas mendimit tim, duke mos u ndalur në efektin që ka brenda Shqipërisë, por edhe pasojat që ajo ka në rajon, në Ballkan.
Është pozitive, një lëvizje e fortë opozitare, opozita i ka dyert e hapura tashmë”, tha ai.


Shtuar 6.02.2026 16:51

Tags: ,