Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës. Mësohet se reshjet më intensive janë në Dardhë, ku prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore, trashësia e së cilës, i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.

Sipas raportimeve, është duke u kriposur aksi rrugor Boboshticë-Dardhë, në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.

Në akset e tjera nacionale të këtij qarku nuk janë regjistruar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme, përfshirë Qafë Thanë–Pogradec, Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Kapshticë dhe Korçë–Ersekë, të cilat vijojnë të jenë të qarkullueshme pa probleme.


Shtuar 1.02.2026 09:18