Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën një vajzë 18-vjeçare.
Sipas informacionit zyrtar nga policia, rreth orës 22:15 të datës 15 janar 2026, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi.
Mjeti drejtohej nga shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26-vjeç, banues në Fier.
Burime policore bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë në aksin Tiranë-Durrës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja Vikena Greku, 18-vjeçe, e cila ndodhej në automjet së bashku me drejtuesin e mjetit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa 26-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.


