E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhi marrin me forcë dhe dhunojnë 30-vjeçaren, procedohen nga policia

Një rast i dhunës në familje është shënuar në Këlcyrë. Tre persona janë proceduar penalisht, pasi kanë marrë me dhunë një 30-vjeçare.

Bëhet fjalë për motrën e 34-vjeçarit dhe mbesën e 53-vjeçarit, e cila është marrë dhe futur me dhunë në makinë.

Policia bën me dije gjithashtu se e reja është dhunuar në banesën e xhxhait të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.01.2026 16:06

Tags: ,