Gjimshiti i paprekshëm, klubi mund të sakrifikojë yllin e skuadrës

Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Rafaele Paladino, i cili e ka identifikuar si shtyllën kryesore të mbrojtjes me tre lojtarë.

Për prezencën e tij të sigurt dhe qëndrueshmërinë në lojë, roli i qendërmbrojtësit suedez Isak Hien po analizohet nga drejtuesit e klubit. Sipas mediave italiane, Hien nuk konsiderohet më i pazëvendësueshëm.

Dinamika e merkatos së dimrit mbetet e paparashikueshme dhe përballë një oferte rreth 30 milionë euro, me skuadra nga Premier Liga dhe Interin që kanë shfaqur interes, Atalanta mund të vendosë të sakrifikojë qendërmbrojtësin suedez.

Hien ka qenë një nga më të dalluarit me Atalantën deri më tani, megjithatë besimi që stafi teknik ka te Gjimshiti, mund të bëjë këtë ndryshim duke nxjerrë edhe një herë tjetër në pah vlerat e kapitenit të Kombëtares.


Shtuar 13.01.2026 21:15