Efektivi që i dha telefonin Erion Veliajt në furgonin e burgut, i njëjti që ndoqi sot me armë në dorë vrasësin Altin Ndoci

Efektivi i Burgjeve, i cili ka ndjekur me armë nga pas tashmë të arratisurin Altin Ndoci, i cili arriti t’i ikte nga duart policisë nga spitali i Durrësit, është Fatjon Baci.

Fatjon Baci është po i njëjti efektiv, i cili i ka dhënë kryebashkiakut Erion Veliaj telefonin e tij personal teksa po e shoqëronte nga qendra e paraburgimit për në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Aktualisht Baci është pjesë e dosjes së Veliajt, dosje për të cilën hetimet kanë përfundur dhe mbetet vetëm për tu kaluar për gjykim.

Në atë kohë Baci u pezullua nga detyra ndërsa akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt reapartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Grupi i shoqërimit në total përbëhej nga 6 efektivë, 5 prej të cilëve kanë shoqëruar për në paraburgim të paraburgosurin tjetër dhe 2 kanë qëndruar për të ruajtur Ndocin.

Theksojmë se në repartin e Infektivit që ndodhet në goditë më vete nga spitali, ekzaminimet për personat e dënuar apo të paraburgosur, kryhen në katin e 3-të, supozuar me standarde të larta sigurie. Ndoci, i cili ka qenë pa pranga brenda një dhome sa një qeli, ka kërkuar të shkojë në tualet, që ndodhej ngjitur.

Sapo dera e hekurt është hapur, ai ka qëlluar në befasi dy efektivët që qëndronin tek dera dhe në atë çast ia ka mbathur vrapit drejt shkallëve për të dalë jashtë. Nga pas atij i është vënë efektivi Fatjon Baci, i cili është ka qëlluar me armën e shërbimit në tokë në ambientet e jashtme për ta trembur, por ai ia ka mbathur.

Altin Ndoci është larguar drej parkingut ku jashtë traut dyshohet se e prisnin dy automjete, njëra prej të cilave një “Audi”.


Shtuar 13.01.2026 20:55