Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar

Një zhvillim i papritur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP” ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sinqeritetin e Stelinës, duke trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe opinionin publik jashtë saj.

Gjatë spektaklit, Stelina u përball me një nga momentet më vendimtare të lojës, teksa hapi “Kutinë e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe. Ana pozitive ishte shfaqja e një videoje komprometuese ku Keijsi shihej duke u puthur me Inën, një klip që supozohej t’i jepte asaj qartësi mbi situatën sentimentale. Ndërsa ana negative ishte përballja e drejtpërdrejtë në lojë me Inën.

Pas shfaqjes së videos, Stelina deklaroi para publikut se e kishte pasur një parandjenjë për atë që po ndodhte, por theksoi se deri në atë moment “nuk e kishte parë me sytë e saj” skenën në fjalë. Pikërisht kjo deklaratë ka vënë në lëvizje reagimin e fortë të opinionistes së “Fan Club”, Françeska Murati.

Përmes disa postimeve në Instastory, Françeska publikoi biseda private me Stelinën, të cilat datojnë para hyrjes së saj në shtëpinë e BBVIP. Në mesazhet e 29 dhjetorit, Françeska i kishte dërguar Stelinës pikërisht videon e Keijsit dhe Inës, duke e mbështetur emocionalisht. Përgjigjja e Stelinës ishte e prerë: “E kam parë. Faleminderit”.

Ky fakt bie ndesh drejtpërdrejt me deklaratën e saj gjatë Prime-t, duke hedhur dyshime se reagimi i Stelinës ishte pjesë e një strategjie loje. Françeska e shoqëroi publikimin me një mesazh thumbues: “Loja të bëjnë me njëri-tjetrin, po jo me ne”, duke lënë të kuptohet se publiku është mashtruar.


Shtuar 12.01.2026 17:53