Kontaratë deri më 2026, Chelsea i ofron kontratë të re Brojës

Sulmuesi shqiptar do të jetë në planet e “Bluve” për sezonin e ri 2021/22.

Krerët e klubit londinez Chelsea janë duke punuar drejt finalizimit të një kontrate afatgjate për sulmuesin e ri të talentuar Armando Broja, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Si duket trajneri Thomas Tuchel e ka në planet e tij sulmuesin shqiptar, dhe ky i fundit pritet të nënshkruajë kontratë të re deri në qershor të vitit 2026.

Sezonin e kaluar, Broja ka qenë në huazim në ligën holandeze tek Vitesse, ku ka regjistruar 11 gola dhe tre asistime në të gjitha garat mbi emrin e tij.

Nga sot, ai do të jetë pjesë e ekipit të parë tek Chelsea për ndeshjet para-sezonale.


Shtuar 9.07.2021 21:18