Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 33 vjeçar, banues në fshatin Seltë të Poshtme, Pogradec pasi pjeti që ai drejtonte është përplasur me një mjet tjetërt mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Vërri, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 33-vjeçari D. Xh. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues A. K., 25 vjeç, banues në Korçë.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjere, banuese në Korçë. Ato po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec.
Në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës”, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Vërri, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë.
Si pasojë, janë dëmtuar shtetaset I. S., 45 vjeçe dhe E. M., 24 vjeçe, banuese në Korçë, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. K., të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
