Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo dyshohej se kishte negociuar me kryeministrin Edi Rama për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe se kishte lidhje me lëvizjet e Salianjit. Nga studio e Top Story, ajo mohoi çdo përfshirje në negociata të tilla dhe theksoi se nuk ka kërkuar kurrë përfitime personale apo ndikim nga Rama.
Duma u shpreh se gjatë gjithë karrierës së saj politike ka mbrojtur integritetin e saj dhe nuk është nënshtruar presioneve politike, duke mos u përpjekur kurrë të përfitojë në mënyrë të padrejtë nga marrëdhëniet me pushtetin.
Sipas saj, çdo përpjekje për të përdorur emrin ose reputacionin e saj për çështje personale të pushtetit është e pabazuar. Grida Duma thekson se qëndrimet e saj janë të qarta dhe të ndara nga çështjet personale dhe politikat e individëve të tjerë brenda skenës politike shqiptare.
“Tani kam lobuar unë me Edi Ramën? Unë për gjërat e mia personale, për situata të miat personale, për goditje të mia personale, kam qenë në politikë rishtare dhe nuk kam kërkuar ndonjëherë për gjithë goditjet që ka bërë Rama dhe establishmenti i tij, t’i shtrij dorën, apo t’i drejtohem dhe t’i them ndalo se ka cak. Nuk më ke parë ndonjëherë të bëj viktimën në publik, t’i drejtohem audiencës shqiptare, se e bëjnë gjithë gratë në politikë, dhe t’i them si ka mundësi një grua, një nënë e copëtoni kështu në publik?! Unë për çështje personale me Edi Ramën, jo që nuk kam ofertuar unë të diskutoj, por nuk guxon njeri t’i afrohet, mua Grida Dumës, me ofertë sa i përket Edi Ramës.
Pa asnjë diskutim kur kam ardhur këtu, e kam ditur që nëse ka lobime dhe situata të kësaj natyre bëhen shumë mirë në politikë, atje ku je në politikë nuk të sheh njeri, këtu në publik na shohin të gjithë.
Nuk jam e qartë se pse kjo është paqartë. Tani, kur unë, dhe nuk ka të bëjë me çështje personale të këtij viti, vitit tjetër etj, flas për çështje të miat personale, dhe nuk ka guxuar njeri të mendojë që bëhen pazare me Edi Ramën, sepse këtë personalitet e kam krijuar nga politika dhe vij këtu.
Nga ana tjetër, kur unë nuk shtrij dorën për gjëra të pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri guxim të më përdorë mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin, janë çështje minore në situatën time, nuk duhet absolutisht në publik të them një gjë që e kam parim, por besoj e kam përcjellë, unë humanen nga politikan ia unë e ndaj”, tha Duma.
