Mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së, Salianji zbulon arsyen: Doja të mos hiqnin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe ai i AKSh-it

Ish-deputeti Ervin Salianji ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Salianji shprehet se qëllimi ishte mos t’i jepte mundësi partisë që të shmangte vëmendjen nga skandalet e fundit Rama-Ballukun dhe skandali i AKSh-it.

“Sot nuk mora pjese me mbledhjen e KK qe mos t’iu jap mundesi ta shmangin vemendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, ka njoftuar ai.


Shtuar 17.12.2025 18:26