Rusia ka lëshuar një sulm me raketa në Zaporizhia të Ukrainës ka plagosur 26 persona, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori rajonal.
“Rusët lëshuan bomba ajrore të drejtuara, duke shkatërruar ndërtesa apartamentesh dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe një institucion arsimor”, shkroi guvernatori Ivan Fyodor në një postim në aplikacionin Telegram.
Mediat e huaja shkruajnë se tre sulme goditën kryeqytetin rajonal dhe periferitë e tij. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se puna për pastrimin e rrënojave po vazhdonte. Policia ukrainase njoftoi se brenda gjysmë ore Zaporizhia u godit nga tre bomba ajrore të drejtuara. Dy nga bombat goditën ndërtesa apartamentesh, duke shkatërruar 130 apartamente.
Bomba e tretë goditi një infrastrukturë ku u dëmtuan objektet e prodhimit. Bomba e katërt shpërtheu pranë një shkolle të mesme. Nxënësit nuk u lënduan, por një grua u plagos. Imazhet e AFP-së tregojnë zjarrfikësit duke luftuar me një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi tetëkatëshe me një fasadë të nxirë nga flakët dhe dritaret e thyera.
Zaporizhia, e cila kishte rreth 710,000 banorë para fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022, bombardohet rregullisht nga ushtria ruse, e cila po përparon gradualisht, me vijën e frontit më pak se tridhjetë kilometra larg. Qyteti i Zaporizhias, më pak se 25 kilometra nga vija e frontit, është bombarduar vazhdimisht që nga fillimi i pushtimit rus.
