Shabani zgjidhet Avokat Populli, Adriatik Lapaj: Tradhtarin e përdori Rama, sot i doli koka

Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj ka deklaruar se Edi Rama përdori Endri Shabanin, për të sabotuar hyrjen e tij në Parlament. Gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lapaj u shpreh se sot Rama e shpërbleu Shabanin duke e bërë Avokat Populli.

Adriatik Lapaj: Ai është i shqetësuar sepse e di ç’do të thotë të të vijnë poshtë zyrës njerëz që bashkohen në palcë të dimrit për të fjetur dhe rezituar përballë, pasi gjërat janë shumë keq. E nisa i vetëm, por tashmë në ditën e tretë po shtohet numri i të rinjve, që qëndrojnë këtu gjithë natën dhe brenda pak ditësh do të jetë sasi e jashtëzakonshme njerëzish. PO flasim përballë regjimit tragjikomik të Ramës, që ka shkaktuar gjendje tragjikë në realitetin e jetës tonë të përditshme, duke na thënë që gjyakta shqiptarë nuk pezullon dot ministren, se nuk qeveriset dot vendi. Të gjithë e dimë se KM mund të emërojë dhë shkarkojnë ministra, ky mund të shkarkojë Ballukun dhe të vazhdojë, por i ka ngelur sharra në gozhdë dhe ka kaluar në mbrojtje kolektive. Nga reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, për herë të parë, si kurrë më parë, iu bë me dije të mos zgjasë gjymtyrët e tyre. Ai është individi që bashkë me një njeri krejt pa vlera, që i binte gjoksit si njeri kundër sistemit, sot dëhsmoi se pengoi lëvizjen tonë me 64 mijë vota. Autori i kësaj ishte Edi Rama.

Ylli Rakipi: Në këtë moment po votohet partneri yt, po bëhet Avokat Populli, mos duhet të ndryshosh trajektore, të hedh ai një gjë, me ndihmën edhe të opozitës?

Adriatik Lapaj: Ti zoti Rakipi e di mirë, që ai përmes të dërguarve të vet më ka kërkuar të bëhem pjesë e qeverisë dhe e kam refuzuar. Ai ka dërguar njerëz të bëhesha palë, duke ofruar disa poste dhe e kam refuzuar. Pasi më kanë kërcënuar dhe shantazhuar, kanë bërë telenovelën e shëmtuar, me të futurin e vet, tradhtarin, që tani i doli koka. Regjimi i Ramës po çmontohet në sytë e shqiptarëve. Edi Rama, është regjisor dhe skenarist i asaj shëmtie që bëri me atë që sot po zgjedh Avokat Populli, nuk ka shqiptar që nuk kupton pazarin e tyre ,për të ndalur një zë të vërtetë dhe përfaqësues të mandatit më të votuar në historinë e SHqipërisë.


Shtuar 11.12.2025 23:25