Këtë të mërkurë, uniformat blu njoftuan se gjatë natës, u godit grupi kriminal Rraja dhe ranë vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve, sipas informacioneve policore, mësohet se është arrestuar edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Lidhur me operacionin e SPAK, të tjera detaje kanë dalë në dritë, ku u godit një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës. Nga operacioni janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 tjerë, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.
Emrat e personave të arrestuar:
1. Marvin Genci Bushati
2. Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3. Sokol Myslym Qaja
4. Gazmir Xhemali Rraja
5. Perparim Kadri Rraja
6. Rexhep Xhelal Rraja.
7. Zamir Aliaj
Në kërkim janë:
1. Ervis Shuli
2. Bujar Sefa
3. Hajdar Sefa
4. Vildan Baroku
Masa e sigurisë iu komunikua në qeli:
1. Islam Sefës
2. Aldo Gjinit
3. Jani Çavos.
Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.
