Ditëve të fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore.
Lidhur me këto pretendime, bashkëshortja e tij, Laureta Hoxha, ka mohuar diçka të tillë.
Laureta sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”. Ajo theksoi se në fakt, nëna e fëmijës ka kërkuar ndihmë për të gjetur babain biologjik dhe, duke mos e gjetur atë, është drejtuar tek Labinoti vetëm për shkak të mbiemrit.
“Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përveç që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijës së vet”, tha Laureta gjatë intervistës në Klan Kosova.
Ajo shtoi gjithashtu se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha, duke e përjashtuar çdo lidhje tjetër me Labinotin.
