‘Emrin tim e dëgjova’, Keisi i nxjerr bisedën Stresit

Reperi i njohur Stresi ka vendosur të shkëputet nga zhurma e përditshmërisë dhe angazhimet e zakonshme.

Ai aktualisht ka zgjedhur jugun e Shqipërisë si strehën e tij, ku po qëndron i izoluar me një qëllim të qartë, punën intensive për projekte të reja muzikore.

Duket se ky “karantinim” artistik po jep frytet e tij, dhe burimi i inspirimit nuk është dikush i panjohur për publikun. Ka qenë ish-partnerja e tij, Keisi, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka zbuluar një bisedë private me reperin, duke konfirmuar raportin e mirë që kanë pasur pas ndarjes.

Në bisedën e publikuar në WhatsApp, shihet se Stresi i ka dërguar asaj tre demo të reja muzikore.
Reperi nuk ka ngurruar t’i tregojë hapur ndikimin që ajo ka pasur në këto krijime, duke i shkruar: “Tek të 3-ja këngët më ke frymëzu”.

Nga ana tjetër, Keisi e ka pritur me humor këtë dedikim, duke i replikuar se në njërën prej këngëve madje i ka dëgjuar edhe emrin e saj.

Kjo bisedë dëshmon se pavarësisht se nuk janë më bashkë, dyshja vazhdojnë të mbesin miq të mirë dhe mbështetës të njëri-tjetrit. Tani mbetet vetëm të presim publikimin e këngëve për të dëgjuar se çfarë ka shkruar Stresi i frymëzuar nga historia e tyre.


Shtuar 1.12.2025 18:49