“O shpirti motrës”/ Momenti kur familjarët e biznesmenit të ekzekutuar në Elbasan mbërrijnë në vendngjarje (Pamje të rënda)

Janë siguruar pamjet kur familjarët e viktimës Mondi Mëhalla kanë mbërritur në vendngjarje.

Në video, shihet e motra e viktimës, e cila shpërthen në të qara dhe ulërima për humbjen e të vëllait.

“O shpirti motrës”, thotë ajo.

Biznesmeni Mondi Mëhalla u gjet i vrarë mbrëmjen e kësaj të diele brenda një mjeti pranë karburantit të tij në Elbasan.

Mësohet se 43-vjeçari sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjet. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.
Mëhalla rezulton pronar i një karburanti në Elbasan si dhe i një rrjeti taksish.

43-vjeçari Mondi Mëhalla nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.


Shtuar më 30.11.2025 23:28

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş