Bisedimet për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në një fond të madh të mbrojtjes së Bashkimit Evropian kanë përfunduar pa marrëveshje, njoftoi sot qeveria britanik, një goditje për përpjekjet e saj për të rregulluar marrëdhëniet pas Brex-it me bllokun prej 27 vendesh, sipas AP.
Kryeministri Keir Starmer kishte premtuar të riparonte marrëdhëniet me BE-në, të cilat u tensionuan pas largimit të Britanisë në vitin 2020.
Në maj, Britania e Madhe dhe BE-ja njoftuan marrëveshje të reja për tregtinë, udhëtimin dhe mbrojtjen, të cilat kryeminsitri Starmer i quajti një situatë “fitore për të dyja palët”.
Plani parashikonte që industria britanike e mbrojtjes të kishte qasje në një program kredish prej 150 miliardë eurosh (170 miliardë dollarë), të quajtur “Security Action for Europe” (SAFE), krijuar për të ndihmuar Ukrainën dhe pjesën tjetër të Evropës të mbrojnë veten.
Kjo do t’u mundësonte kompanive britanike të siguronin kredi të lira të mbështetura nga BE për blerjen e pajisjeve ushtarake.
Por negociatat u bllokuan për shkak të financave, pasi BE –ja kërkoi më shumë para për pjesëmarrjen e Britanisë nga sa Londra ishte e gatshme të paguante.
“Negociatat u zhvilluan me mirëbesim, por pozicioni ynë ka qenë gjithmonë i qartë; ne do të nënshkruajmë vetëm marrëveshje që janë në interesin kombëtar dhe që ofrojnë vlerë për paratë”. tha NickTomas -Symonds, sekretari britanik për Marrëdhëniet me BE-në.
