Pak javë më parë, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, pranuan publikisht se janë në një lidhje dashurie. E që prej atij momenti, ata janë kthyer në një ndër çiftet më të ndjekur dhe të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Edhe pse ende nuk kanë publikuar një foto ku shfaqen të dy në “Instagram”, në “Instastory” nuk mungojnë momentet bashkë.
Një ditë më parë, moderatorja e njohur ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”-in e saj dhe pyetjet më të shumta ishin në lidhje me jetën e saj private.
Madje, fansat i kanë kërkuar Argjirës t’i bëjë pyetje provokuese balerinit të njohur, për të parë se si do të reagojë.
“Thuaji Gracianos ‘nuk të dua’”, i shkruan një ndjekëse dhe pasi Argjira ia thotë këto fjalë balerinit, ai iu përgjigj: “Çfarë mi?! Hë, të pyeti ndonjë aty (në Instagram)?”.
Ndërsa një fanse tjetër i shkroi: “Thuaji Gracianos më ka shkruar njëri për një lidhje”. Ja biseda mes çiftit:
Argjira Spanca: O beb!
Graciano tagani: Plaç o Zot, se na çmende!
Argjira Spanca: Më ka shkruar një tip në Instagram që do të martohet me mua.
Graciano tagani: Thuaji ‘do të të çoj një ftesë në dasmë’.