Kosovë/ KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet e 28 dhjetorit, VV paralajmëron pasoja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Buxheti i miratuar për këto zgjedhje është 11,493,526 euro, ndërsa kostoja fillestare e planifikuar ishte 7,771,486 euro.

Rritja e buxhetit përfundimtar u bë për shkak të miratimit të amendamentit që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime përmes postës për votuesit që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Sipas KQZ-së, kostoja për dërgimin e pakove me fletëvotime është rreth 3,722,040 euro, dhe është llogaritur për rreth 84,000 votues potencial.

Megjithatë, vendimi nuk kaloi pa tensione mes anëtarëve të KQZ-së. Anëtari i VV-së, Alban Krasniqi, paralajmëroi pasoja për ata që votuan për buxhetin dhe për dërgimin e fletëvotimeve.

“Një paralajmërim po ua jap të gjithëve… dijeni që jemi duke ndërmarrë veprime korruptive,” tha ai, duke iu referuar dërgimit të fletëvotimeve në diasporë.

Anëtarët e PDK-së, Arianit Elshani dhe Ilir Gashi, kërkuan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë në formën origjinale, sipas rregullores, ndërsa Sami Kurteshi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe integritetit të votës.

“Aspekti i pritshmërisë është me dështu dërgimi me postë… Mirë është me folë edhe për integritetin e votës.”

Përplasjet mes anëtarëve të VV-së dhe PDK-së/LDK-së u përshkallëzuan gjatë diskutimeve, ndërsa disa anëtarë përmendën edhe shqetësime lidhur me menaxhimin e procesit dhe keqpërdorimin e mundshëm të fondeve.

Anëtarja e KQZ-së, Müferra Şinik, tha se ka marrë disa mesazhe lidhur me këtë çështje, por nuk përmendi emra dhe mohoi se kishte pësuar presion nga anëtarët e tjerë gjatë votimit.

Kjo mbledhje nxori në pah tensionet e brendshme në KQZ lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe mënyrën e garantimit të pjesëmarrjes së votuesve në diaspor


Shtuar 25.11.2025 15:26