Real Madrid është ndalur në barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë në transfertë përballë Elçes, duke humbur avantazhin që kishte krijuar më parë në renditje ndaj Barcelonës, nga e cila e ndan vetëm 1 pikë.
Madrilenët në fakt kanë shmangur katastrofën pasi në një ndeshje shumë të luftuar, Elçe e pa veten dy herë radhazi në avantazh në pjesën e dytë, duke u arritur fillimisht nga Hausen dhe më pas nga Bellingam.
Kështu, vjen një tjetër ndalesë për ekipin e Çabi Alonsos, që nuk duket se po kalon një formë të mirë dhe rotacionet e tij nuk po japin efekt.
Goli i Bellingam (VIDEO)
Goli i Alvaro Rodriguez (VIDEO)
Goli i Hausen (VIDEO)
Goli i Febas (VIDEO)
