Mbrëmja e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka sjellë një tjetër moment shumë të komentuar, ku në qendër të vëmendjes ka qenë banorja Bia Khalifa.
Gjatë një feste që banorët po zhvillonin në pishinë, ku të gjithë u shfaqën më të lirshëm se zakonisht, Bia doli e veshur me bikini tejet të ngushta, duke theksuar të pasmet dhe linjat e saj trupore. Paraqitja e saj provokuese u vu menjëherë në pah nga kamerat e programit.
Situata u tensionua edhe më shumë kur pranë saj iu afrua banori tjetër, Edi, i cili i hodhi birrë në gojë ndërkohë që ajo vazhdonte të ekspozonte trupin e saj para kamerave. Ky moment u cilësua nga shikuesit si një ndër skenat më “të nxehta” të kësaj edicioni.
Pamjet e transmetuara kanë shkaktuar një debat të madh në rrjetet sociale, ku fansat e spektaklit po ndajnë mendime të ndryshme – nga ata që e konsiderojnë pjesë të lojës dhe argëtimit, deri te ata që mendojnë se situata e ka kaluar kufirin e shijes së mirë.
Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të javës, me momentet brenda shtëpisë që po bëhen virale pothuajse çdo ditë.
