BUXHETI 2026/ Kryeministri Rama zbulon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

Këtë të të mërkurë, kryeministri i vendit Edi Rama, ka zbuluar kategoritë që do të përfitojnë rritje të pagave duke nisur nga viti i ardhshëm.

Ai tha se rritje të pagave, sipas kategorive, do të prekin mësuesit, administratën, policët, mjekët dhe infermierët.

Paga mesatare është 850 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin e pagës çdo dy vjet në administratë, që të mbështesim rritjen e standardeve të jetesës. Për të mbështetur punonjësit me paga të ulëta.

Kështu, si më poshtë 10 mijë e 500 punonjës shërbimi, do të përfitojnë rritje të pagave me 10 mijë lekë, specialistët 5 mijë lekë, mësuesit 3 mijë lekë, dhe për mjekët do të nisë vjetërsia në punë.

Pagën e infermierëve do ta çojnë në 92.500 lekë. Përveç indeksimit, do të rrisim pagat për punonjësit e policisë për 5 mijë lekë, po ashtu dhe për komisarët dhe nënkomisarët.

Flitet për taksa dhe barrë fiskale, por dua të shtoj se te biznesi i madh ne jemi vendi që ata që fitojnë më shumë i takson më shumë”, tha ai.


Shtuar 19.11.2025 12:00