Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova 2, Alby, ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të në një mënyrë të veçantë dhe shumë të ëmbël. Për këtë përvjetor, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një portret familjar të rrallë, ku shfaqet jo vetëm me partnerin, por edhe me të treja vajzat që tani jetojnë së bashku si një familje e madhe.
Në foton e publikuar, dallohet qartë lumturia dhe ngrohtësia familjare. Aty shihen vajza e madhe e Alby-t nga një lidhje e mëparshme, vajza e partnerit nga një lidhje e tij e mëparshme, si dhe vajza e vogël e përbashkët e çiftit. E gjithë familja ka pozuar e veshur në të bardha, duke krijuar një pamje elegante dhe të harmonizuar. Festimi duket se është zhvilluar në një jaht luksoz, i zbukuruar me balona ku shkruhej “Happy Bday”.

Krahas fotos së ëmbël, Alby ka shkruar: “Duke festuar ditëlindjen time pak më ndryshe këtë vit dhe nuk do të doja të ishte ndryshe 🙏🏼👩👩👧👧💜”. Imazhi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente urimi nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët kanë përgëzuar Alby-n jo vetëm për ditëlindje, por edhe për familjen e bukur që ka krijuar.
Ky moment i ndarë publikisht shënon një kapitull të ri në jetën e Alby-t dhe tregoi harmoninë dhe dashurinë brenda familjes së saj të zgjeruar, duke u bërë një nga postimet më të komentuar dhe të pëlqyer nga fansat.
