Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.
Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e Veriperëndimit e Jugperëndimit, do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i ulët i forcës 3-4 ballë.
