Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique beson se nuk është e drejtë që hedhja e monedhës të përcaktojë se kush do ta ekzekutojë penalltinë e parë, duke pasur parasysh që ata që fillojnë të parët zakonisht fitojnë.
Italia rezervoi një vend në finalen e Euro 2020, pasi mundi Spanjën me penallti në gjysmëfinale në stadiumin “Wembley”.
“Nuk është rastësi që në katër ndeshje në EURO 2020 dhe Kupën e Amerikës fituan skuadrat që i ekzekutuan të parët penalltitë,” shkroi mbrojtësi i Spanjës në “Twitter”.
“Statistikat thonë se kush fillon i pari ka më shumë mundësi dhe në një turne si ky dhe nuk më duket e drejtë që një hedhje monedhe të bën të fillosh me një disavantazh.”, thekso Pique.
Alvaro Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, ndërsa Jorginho e gjuajti penalltinë vendimtare që ia siguroi Italisë finalen, përcjellë KosovaPress.
Italia do të përballet me Anglinë ose Danimarkën në finale në stadiumin “Wembley” të dielën më 11 Korrik.