Sezoni i ri garues i kampionatit italian të futbollit Serie-A 2021/22 mund të nis me praninë e tifozëve në stadiume me kapacitetet të plota.
Kjo pritet të ndodhë për shkak se numri i të infektuarve më virusin Covid-19 tashmë është zvogëluar ndjeshëm, përcjellë KosovaPress.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë Gabriele Gravina e ka informuar Këshillin Federal se i kishte shkruar nënsekretarit për Sport Valentina Vezzalit, duke pasur parasysh uljen e ndjeshme të infeksioneve në vend, në lidhje me mundësinë e lejimit të një kthimi të plotë të tifozëve në stadiume me fillimin e kampionatet e reja.