Aksident i rëndë në Itali, shqiptari përplas motorin me dy pasagjerë (VIDEO)

Një shqiptar ka shkaktuar një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në Itali, duke lënë të plagosur 2 persona.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari po drejtonte një makinë tip “Fiat Punto” dhe teksa po kryente disa manovra në shesh përplaset fuqishëm me një motor, ku udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.

Kjo e fundit ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.

25-vjeçarit i është sekuestruar makina ndërsa ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme. /albeu.com/


Shtuar 7.07.2021 19:07