Parashikimi i motit 11 Nëntor 2025, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Në orët e pasdites, mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën qendrore me intensitet deri mesatar.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të mbeten prezente deri në orët e mesditës në qendër dhe jug të vendit, gradualisht pas mesdite reshjet e shiut deri në orët e pasdites lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Në mbrëmje, do kemi ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 15 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.


Shtuar 11.11.2025 07:21